Mjaftoi një koment: “Unë nuk jam i lumtur”. Tanimë braziliani Aleksandre Pato është lojtar i lirë, pasi e ka mbyllur bashkëpunimin me kinezët e Tianjin Tinahai. Sulmuesi 29-vjeçar largohet pas dy sezonesh, edhe pse kishte edhe një vit kontratë.
Pato arriti të realizonte nga 15 gola në secilin kampionat në Kinë dhe kjo bëri që të kishte interesim edhe nga Milani për të. U fol shumë për një rikthim të tij, por kurrsesi nuk mund të paguheshin rreth 20 milionë euro për transferimin sulmuesit. Kinezët asokohe nuk e lanë të lirë.
Mediat kanë nisur aludimet e para, duke parë Italinë si destinacionin e radhës për sulmuesin. Që kur u largua nga Milani, Pato është aktivizuar me Korinthias, Sao Paulo, Çelsi dhe Vijareal, para se të transferohej në Kinë te Tianjin Tinahai.