Bazat e një historie të re/ Ekipi që zhgënjeu dhe i humbi kuptimin fanellës, AF Elbasani ka gati grupin për të kthyer nderin në vend

Me një stadium të ri si “Elbasan Arena”, klubi historik me po të njëjtin emër “KF Elbasani” pritej të arrinte majat e futbollit shqiptar dhe të luftonte në kupat e Europës. Megjithatë për vite me radhë kjo skuadër ka shkuar drejt degradimit dhe këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Dytë.

Tifozat më të zjarrtë të këtij qyteti, nuk mund të rrinin pa reaguar mbi këtë padrejtësi që u bëhet prej vitesh. Një sportdashës dhe biznesmen në Elbasan, Mareglen Çoku ka krijuar një klub të ri me emrin “Akademia e Futbollit Elbasani” i cili do t’i hedhë themelet e tij këtë sezon, duke e nisur nga Kategoria e Tretë. Logoja dhe ngjyrat e skuadrës do të jenë njësoj si me “KF Elbasani”, me të vetmin ndryshim që tashmë ka shpresë për rikthimin e lumturisë tek tifozët e Elbasanit.

Mareglen Çoku ja ka besuar klubin e tij personave që e kanë treguar me vite dashurinë për këtë ekip. Gentian Stojku, ish sulmues do të udhëheqë ngritjen e kësaj skuadre. Në stafin e tij do të jetë si ndihmës Elton Ceno, kurse trajner portierësh i mirënjohuri Elvis Kotorri. Drejtori sportiv i kësaj skuadre do të jetë Elton Guranjaku, i cili do të ketë përgjegjësinë e krijimit të një merkatoje të sukseshme. Guranjaku ka qenë pjesë e skuadrë së Elbasanit në  periudhën 2004-2006, ku dalloi me paraqitjet e tij fantastike. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online