Batha i kthehet derbit të fituar me Partizanin: Prisnin të sakatoheshim, e kishin gabim që nuk besuan

Idriz Batha është një titullar i padiskutueshëm te Tirana, me bardheblutë që kërkojnë titullin kampion për 100-vjetorin e klubit. Ndërkohë mesfushori që ka luajtur më parë edhe me Partizanin, rikthehet që të kujtojë fitoren e parë në derbi me ngjyrat e skuadrës së Tiranës.

Në një intervistë për “TV Klan”, Batha është shprehur se të gjithë prisnin më të keqen, por ajo ndeshje u tregoi kritikëve se po gabonin. Gjithashtu nuk mund të lihet pa përmendur edhe suksesi në këto takime nën drejtimin e Egbos.

“Të gjithë prisnin që atë ndeshje(ndaj Partizani) të sakatoheshim, por menduam të mblidhnim forcat dhe t’u tregonim të gjithëve, që e kishin gabim, që nuk besonin te ne.

Merita e të gjithëve, ndoshta edhe pak fat, por mendoj që çelësi i suksesit është atmosfera në ekip dhe një ekip, nëse është i bashkuar dhe ka harmoni brenda mund të shkojë lart. Trajneri mendon se është edhe merita e Zotit për këtë mrekulli”, ka thënë Batha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online