Basti më i madh i Tares drejt largimit/ Lojtari serb gjobitet nga Lotito dhe përfundon në pankinë, Juventusi fërkon duart

Sergej Milinkoviç-Saviç është basti më i madh i Igli Tares te Lacio. Mesfushori serb është marrë me një kosti mjaft të ulët dhe gjatë viteve vlera e tij ka njohur vetëm rritje. Por duket se marrëdhënies mes tij dhe Lacios i ka ardhur fundi. 26-vjeçari ka përplasje me Mauricio Sarrin dhe si për të mos mjaftuar kjo, situata është përshkallëzuar në darkën e klubit me rastin e Krishtlindjes.

Milinkoviç-Saviç ka lënë darkën më herët se sa të niste fjalimi i presidentit Lotito, i cili patjetër që nuk e ka pritur mirë një veprim të tillë. Kreu i Lacios ka gjobitur me 50 mijë euro serbin si dhe ka dalë në mbështetje të Sarrit. Ky i fundit pritet të tregojë autoritetin e tij, duke e lënë në stol për ndeshjen e mesjavës kundër Venecias.

Mesfushori ka vënë në lëvizje menaxherin e tij dhe ka kërkuar largimin që në muajin janar. Nga kjo situatë është Juventusi ai që fërkon duart. Futbollisti në fjalë ka qenë nën radarët e bardhezinjve prej kohësh dhe tashmë kushtet janë të përshtatshme për të shtërnguar duart me njëri-tjetrin. Gjithashtu vetë menaxheri i lojtarit serb ka deklaruar para pak kohësh se Milinkoviç-Saviç meriton të luajë për një klub më të madh dhe Juventusi është një i tillë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online