Franca arriti që me meritë të shpallej kampion Europë. Deshamp kishte në skuadër shumë yje, por mbi të gjithë spikati performanca e Ngolo Kante, i cili bëri një paraqitje që i befasoi të gjithë. Jo të paktë ishin ata që e konsideruan si “motorin” e Francës, pasi ishte i kudondodhur.
Normalisjht që në Kupën e Botës kemi dëgjuar shumë baste, por së fundmi mësohet se një futbollist francez është detyruar që të vizatojë një prej lojtarëve të Francës në trupin e tij, pas bastit që kishte vënë me shokët e tij. Futbollisti francez Alain Bulteel do e ketë kudo me vete Ngolo Kantenë, pasi për 4 orë ai ka duruar dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës, për të bërë tatuazhin më të veçantë. 21-vjeccari luan në Amerikë në ligat e ulëta, në ligat joprofesionist, por ai tregon dhe arsyet se pse zgjodhi Kanten dhe jo dikë tjetër.
“Unë shpesh vendos baste me miqtë e mi, por ky ishte basti im më i ccmendur”.
“Kam zgjedhur Kantenë për shkak të buzëqeshjes së tij, modestisë dhe rekordeve mahnitëse. Ky është një tatuazh i duhur që do të qëndrojë me mua për jetën”.
“U deshën tre orë e gjysmë për të bërë, por jam i kënaqur me rezultatin. Është madhështore”.