Basketboll, Rusia na poshtëron në Tiranë

Shqipëria në basketboll për femra ka luajtur sot ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Europian 2019.

Në Feti Borova Shqipëria u ndesh me Rusinë e frikshme, kombëtare elitare, që është shumë vite dritë larg nesh, në çdo drejtim.

Në fund nuk pati surpriza dhe surprizë do të ishte edhe nëse mundeshim me pak pikë diferencë. Ruset, dukshëm superiore në çdo aspekt, triumfuan 122-37.

Perioda e parë ishte katastrofë, 44-4, ndërsa vetëm në periodën e dytë vajzat kuqezi luajtën më të çliruara, edhe për faktin se ruset e ulën ritmin dhe nuk e panë të arsyeshme të lodheshin shumë (21-17 për ruset).

Perioda e tretë ishte sërish e ruseve me dominim, 32-6, ndërsa në periodën e fundit ruset fituan 25-10.

Humbje tepër e thellë, por e pritshme. Ky është basketbolli ynë, ku pak vajza luajnë për pasion, klubet nuk kanë fonde, federata nuk ka fuqi dhe shteti nuk e vret mendjen fare a ka basketboll a jo.

Të mërkurën do luajmë në Hungari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *