Të premten janë zhvilluar në Tiranë gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj e femra.
Te meshkujt Teuta dhe Goga Basket janë dy ekipet finaliste, që në “Feti Borova” triumfuan ndaj ekipeve të Tiranës. Teuta mposhti Partizanin 75-72, ndërsa Goga Basket mposhti Tiranën 96-81.
Finalja luhet të shtunën, ora 19:00, në Tiranë.
FEMRAT – Asnjë surprizë në gjysmëfinalen e femrave mes Vllaznisë e Flamurtarit, me vlonjatet që triumfuan 94-68, duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes.
Ndërkaq, derbi tiranas u fitua nga Sh.B.Tirana 76-72, ndaj Sh.K.B.Tirana. Një surprizë, sepse skuadra e trajneres Mirza Alibegaj nuk kishte fituar ende këtë sezon ndaj kryesueseve të kampionatit.
Finalja zhvillohet të shtunën, në “Feti Borova”, prej orës 16:00.
Kupa e Shqiperisë – Gjysmëfinale
MESHKUJ
Teuta – Partizani 75-72
Tirana – Goga Basket 81-96
FEMRA
Sh.K.B.Tirana – Sh.B.Tirana 72-76
Vllaznia – Flamurtari 68-94