Bashkimi bën fuqinë! FSHF gjen mbështetjen e Kosovës dhe Maqedonisë, Duka: Rindërtojmë 3 shtëpi

Teksa Shqipëria vazhdon të jenë në panikun e lëkundjeve të tërmetit që vazhdojnë edhe gjatë këtyre minutave të fundit, në Durrës situata bëhet kaotike me numrin e viktimave dhe të plagosurëve. FSHF ka marrë nismën për të rindërtuar shtëpitë për familjet e prekura, ndërsa bashkimi i shqiptarëve bën fuqinë, pasi kërkesës i është përgjigjur edhe presidenti i Federatës Maqedonase të Futbollit, Muhamed Sejdini, por edhe Agim Ademi. Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të kreut të FSHF-së, Armand Duka.

“Sot në Durrës prita & takova me kënaqësi miqtë dhe homologët e mi Presidentë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini, të cilët shprehën dëshirën për t’ju bashkuar FSHF-së në kontributin për familjet e prekura nga tërmeti.

Duke u nisur nga dëshira dhe nga gadishmëria nga i gjithë komuniteti i futbollit, ne marrim përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rënuara. Fushata e ndihmës nga ana e FSHF-së do vijojë në ditët në vazhdim.

Ne jemi një skuadër!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online