Bashkia Lezhë solidarizohet me arbitrin Hamiti, apel organeve të drejtësisë

Bashkia Lezhë ka reaguar nëpërmjet një komunikimi zyrtar në lidhej me dhunimin  e arbitrit të kolegjiumit të Lezhës, Eldorian Hamiti, i cili u godit nga persona të ndryshëm në përfundim të ndeshjes Kamza – Laçi.

Në deklaratë bashkia solidarizohet me arbitrin dhe i bën thirrje organve të drejtësisë për solidarizim.

Deklarata Bashkisë së Lezhës

Bashkia Lezhë dënon dhunën ndaj arbitrit lezhjan Eldorian Hamiti, një specialist i certifikuar nga organet më të larta të botës së futbollit.

Hamiti është i njohur për arritjet dhe profesionalizimin e tij pasi është certifikuar edhe nga FIFA, ndaj dhuna e shfaqur një ditë më parë është e dënueshme,e patolerueshme dhe e papranueshme.

Bashkia Lezhë i shpreh solidaritetin arbitrit Hamiti dhe i kërkon organeve të drejtësisë të zbatojnë ligjin.

Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *