Bashkia dhe Show i saj mediatik ndaj boksierit, Çelaj: Mu premtua rrogë mujore, deri më tani nuk kam marrë asgjë

Të gjithë e kujtojmë historinë e dhimbshme të boksierit nga Vlora, Klevis Çelaj. I riu i talentuar edhe pse në kushte mjerimi nga ana ekonomike kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra dhe pasioni i tij për tu stërvitur çdo ditë e për të qendruar në ring. Pas publikimi të historisë së tij përpara katër muajsh, veç donatorëve privat, Bashkia e Vlorës u zotua se për Klevisin do të kishte një pagë mujore bazë. E gjitha kjo ishte e parashikuar dhe vendosur nga një VKM(Vendimi i Këshillit të Ministrave). Që prej asaj dite ky vendim mbeti në letër dhe i pazbatueshëm.

Së fundmi vet boksieri Çelaj ka akuzuar Bashkinë e Vlorës për ms mbajtjen e premtimit të dhënë ndaj tij. Boksieri deri më tani ka pasur mbështetjen e biznesmenëve, artistëve dhe donacioneve të ndryshme por asnjë mbështetje në mënyrë institucionale. Si duket Bashkia e VLorës përfitoi për të bërë pak show mediatik me mjerimin e një sportisti ku të gjithë e përgëzuan për mbështetjen e saj, në letër. Kjo nuk është hera e parë kur instancat shtetërore kanë premtuar shumë ndaj sportisëve dhe në fund gjithçka mbetet e parealizueshme për njëmijë e një justifikime./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online