Basha: T’i harrojmë miqësoret, duhet t’i ndihmojmë lojtarët e rinj  

Në konferencën për shtyp janë paraqitur dy lojtarët e Kombëtares shqiptar, mesfushori Migjen Basha dhe sulmuesi Sindrit Guri. Basha shprehet i lumtur që rikthehet në Kombëtare sërish, duke theksuar se për të është një kënaqësi sa herë që vjen këtu.

“Për mua është një nder që jam rikthyer, pasi kam munguar për një periudhë gati njëvjeçare. Filimisht kam pasur një dëmtim dhe më pas trajneri vendosi që t’u japë mundësinë dhe disa lojtarë të rinj që të veshin fanellën e Kombëtares. Për mua është sikur të vi për herë të parë, ndaj jam i gëzuar që rikthejmë sërish në Kombëtare”.

“Ne kemi reaguar gjithnjë kur kemi pasur probleme, kujtojmë këtu rastin pas humbjes së Luksenburgut. Nuk duhen nënvlerësuar dhe miqësoret. Duhet të reagojmë sa më parë, pasi nuk jemi Kombëtarja që kemi qenë dikur. Duhet të mbajë çdokush përgjegjësitë e tij”.

“Kemi dhe lojtarë të rinj dhe mund të them se nuk ka qenë kombëtarja e plotë. Në Kombëtare vlen eksperienca e gjithkujt jo vetëm e imja. Kombëtarja normalisht që do të ndryshojë. Skuadra normalisht që do të afrojë lojtarë të rinj.  Ne duhet t’i ndihmojmë ato lojtarë që të integrohen sa më parë me skuadrën. Do vi një ditë që do largohemi nga Kombëtarja”.

“Ne gjithnjë kemi pasur probleme, pasi disa lojtarë nuk kanë pasur ekip, ose disa të tjetër nuk kanë pasur shumë minuta. E rëndësishme është që lojtarët të jenë gati të japin më të mirën e tyre në çdo moment për Kombëtaren. Na duhet dhe pak fat e eksperiencë për të marrë një rezultat të mirë ndaj Izraelit”.

“Shok skuadre me Mavrajn? Varet nëse do të bien dakord të dyja palët. Di që ka interes si nga ana  klubit ashtu dhe nga ana e lojtarit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *