Arbër Basha është ambientuar me shpejtësi te klubi i tij i ri Trans Narva në Estoni.
Vetëm pak javë aty dhe menjëherë është bërë pjesë e ekipit që ka luajtur ndeshjet e Europa League, kundër Zeljezniçarit.
Ashtu si në vajtje, edhe dje në Bosnje-Hercegovinë mesfushori i ri ishte pjesë e ekipit.
24-vjeçari u aktivizua në minutën e 62-të të sfidës së luajtur në Sarajevë, ku Trans Narva u mund 3-1, duke u eliminuar. Gjithsesi, një hap i madh përpara për të riun tiranas, që tashmë është gati për debutimin në kampionatin estonez, ku Trans Narva lufton sërish për një vend që e çon në kupat e Europës.