Basha: Gol i çuditshëm, nuk ndodh çdo të diel

Migjen Basha do të jetë një nga mungesat e kombëtares sonë për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Skocisë, pasi mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 44-të. Pikërisht pak sekonda më vonë Basha pësoi dhe një dëmtim, që e bëri të mos zbriste në fushë në pjesën e dytë. Pas takimit mesfushori foli në një prononcim për “Supersport”.

“Fillimi i ndeshjes ka qenë i vështirë, më pas u përmirësuam. Pësuam një gol që nuk ndodh çdo të diel. Ishte i çuditshëm. Kishim disa raste, ka qenë një ndeshje e mirë nga ne. Nuk kemi bërë aq raste sa sot në të gjithë ndeshjet. Nuk kishim fat sot”.

“Kam prekur më pak topa se në ndeshjen e parë dhe kam bërë më shumë gabime. Sot kam gabuar më shumë se në ndeshjet e e tjera. Humbja nuk varet vetëm nga unë . Nuk duhet të pësonim atë gol që pësuam. Me rastet që kishim duhet të kishim shënuar të paktën një gol. Kam pasur dy lojtarë pas vetes dhe e kam pasur pak të vështirë, kam bërë disa gabime që nuk duhej ti bëja”.

“Organizimi i lojë duhet të bëhet nga unë dhe mbrojtja që më pas të kalojmë para tek mesfushorët që të shërbejnë sulmuesit. Duhet ta luanim më shpejt topin dhe aty marr përgjuesi unë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *