Borusia e Dortmundit dhe qendërmbrojtësi Mark Barta do të vijojnë rrugë të ndara tani e tutje, sepse spanjolli transferohet te Betisi në Spanjë, duke firmosur një kontratë deri në vitin 2023.
Mbrojtësi 27-vjeçar u bashkua me Dortmundin në verën e vitit 2016 dhe që atëherë ka luajtur 49 ndeshje, me 5 gola të shënuar.
“Nuk kam fjalë për të shprehur atë që ndiej për një vit e gjysmë që kam kaluar këtu. Faleminderit Dortmund, familja ime! Nuk do t’ju harroj kurrë”, u shpreh Bartra, në një lamtumirë emocionuese, duke falënderuar tifozët për mbështetjen e madhe edhe në momente delikate, si ai i sulmit ndaj autobusit të Dortmundit, ku spanjolli u plagos rëndë.
Pikërisht ai sulm dhe kujtimi i hidhur që nuk po i ndahet duket se e kanë shtyrë Bartranë të kërkojë kthimin në Spanjë dhe Dortmundi e ka respektuar, duke pranuar ndarjen, me falënderime pa masë për lojtarin.
? Emotionaler Abschied: @MarcBartra wechselt mit sofortiger Wirkung zu @RealBetis Sevilla in die erste spanische Liga. Der BVB zeigte in den Ablöseverhandlungen mit dem Tabellendreizehnten der „La Liga“ großes Entgegenkommen.
Alle Infos: https://t.co/SFFIeXY47M! pic.twitter.com/Eeefm6VaUg— Borussia Dortmund (@BVB) January 30, 2018