Keidi Bare ka folur për “Supersport” pas humbjes me Spanjën. Kapiteni i 21-vjeçarëve e pranon se kundërshtari ishte shumë më lart se ta, megjithatë loja e shokëve të skuadrës e ka gëzuar atë.
NDESHJA – “Mund të ja dilnim deri në fund, por jam i kënaqur nga ekipi, pasi ka bërë një sforcim të madh. Ata qarkulluan topin. Spanja është Spanja. E dinim që duhet të mbrohemi shumë mirë, por kështu e ka futbolli. Pësuam në minuta e fundit, por jam i kënaqur nga skuadra ime”.
LOJA – “Shqipëria ka luajtur në sulm, por nuk ka na ka dalë goli, pasi na ka munguar fati. Kemi dalë shumë herë para porte dhe na ka munguar finalizim, pasi në të gjitha ndeshjet, me përjashtim të Spanjës kemi luajtur mirë”.
KOMBËTARJA E MADHE – “Çdo gjë arrihet me punë. Shumë shpejt them se do të jem tek ekipi i parë dhe uroj ta arrij”.