Në një lidhje telefonike me emisionin Europa League në Supersport, mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare foli për të ardhmen e tij, sekretet e Atletiko Madridit, Simeonen, Grizmanin, por sigurisht edhe finale e Europa League, ndaj Marsejës…
Ku e gjen gjithë këtë forcë kjo skuadër?
Të gjithë tifozët janë të çmendur pas kësaj skuadre. Edhe pse u eliminuam nga Champions League, shkuam në finalen e Europa League dhe kjo është diçka fantastike. Forca e vërtetë e skuadrës është mbrojtja por edhe portieri Oblak që pëson shumë pak gola. Megjithatë të gjithë japin shpirtin në fushë dhe kjo skuadër bazohet te grupi.
Kur do tju shohim sërish në fushë?
Po të i shte për mua do të i sha që tani në fushë por atë e vendos trajneri, është ai që bën zgjedhjet e tij.
Çfarë mund të na thoni për dënimin tuaj?
Gjërat tani nuk po shkojnë edhe aq mirë pasi u dënova me 9 ndeshje, por shpresoj që ti ul ndeshjet, mendoj që nuk i shte faji i m, pasi u nervozova për një vendim të gabuar të arbtrit gjithsesi shpresoj që të më ulet dënimi”.
Marseja, kundërshtari juaj në finale, mund të na zbuloni diçka për të ardhmen e Griezman dhe trajnerit Simeone?
Atletiko nuk e donte Marsejën në finale, por futbolli ky është. Për Grizman nuk e di se çfarë do të ndodhë sepse mediat shkruajnë shumë por momentalisht ai nuk e di as vetë nëse do qëndrojë. Përsa i përket Simeones ai do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj skuadre.
E ardhmja juaj ku do të jetë?
Këtu te Atletico Madrid ka shumë konkurencë pasi janë lojtar klasi, por për momentin jam te Atletiko edhe pse mendoj që në verë do të bëj ndonjë lëvizje, emra konkretë skuadrash nuk ka.