Bardulla besnik, firmos sërish për Vllazninë

Amullia verore te Vllaznia është lënë pas, pasi klubi shkodran ka ndalur eksodin, duke u kufizuar te humbja e Hebajt dhe Shtubinës, përveç largimit të jabanxhinjve.

Tashmë titullarët e sezonit të shkuar kanë rinovuar thuajse të gjithë dhe sot klubi shkodran ka zyrtarizuar rinovimin me Florind Bardullën.

Mesfushori 24-vjeçar ka qenë pikë kyçe e Vllaznisë në dy sezonet e fundit dhe ka preferuar të qëndrojë në shtëpi, edhe pse kishte interesim nga disa klube, brenda e jashtë Shqipërie.

Për Bardullën, 58 ndeshje në dy kampionatet e fundit, një kontratë dy-vjeçare dhe për trajnerin Cungu një garanci më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *