Barcelonës i soset durimi me Dembele, gati ta shesë edhe për çerekun e çmimit që e bleu

Osman Dembele duket se i ka sosur durimin Barcelonës, që është e gatshme të heqë dorë prej tij. Madje këtë mund ta bëjë për vetëm çerekun e shifrës që shpenzoi për ta sjellë në “Camp Nou”. Një shumë prej 42 milionë eurosh do të kënaqte klubin katalanas për të lënë të lirë sulmuesin 23-vjeçar. Ky i fundit shihej si një talent me të ardhme dhe që do i shërbente së tepërmi planeve të Barçës, që shkundi xhepat dhe pagoi 125 milionë euro për shërbimet e tij.

Aventura e francezit në “Camp Nou” nuk ka shkuar siç duhet, teksa Dembele shpesh her ka qenë pre e dëmtimeve, që i kanë kushtëzuar së tepërmi ecirinë e tij. Por sulmuesi ka qenë në qendër të kritikave në Barcelonë, ku jo pak herë e kanë akuzuar për mënyrën e tij të jetësës, si mënyra e të ushqyerit apo jeta në orët e vona të natës. Për lojtarin 23-vjeçar nuk mungon interesi nga skuadrat e tjera, me PSG që është në krye të listës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online