Barcelona “peshkon” talentin e Gremios, transferimi thuajse i përfunduar

Barcelona është shumë pranë kompletimit të blerjes së mesfushorit brazilian Artur. Vetëm 21 vjeç, mesfushori qendror u bë një lojtar kyç te Gremio vitin e shkuar, duke shkëlqyer edhe në Kupën Libertadores, ku Gremio u shpall kampion. Barcelona e ka ndjekur me vëmendje për disa muaj dhe është bindur për cilësitë e tij, me drejtorin sportiv Robert Fernandez që ka qenë në Brazil ditët e fundit për të negociuar me lojtarin dhe klubin e tij. Me sa duket, bisedimet panë përfunduar pozitivisht, pasi vetë mesfushori ka deklaruar për Mundo Deportivo: “Gjithçka shkoi mbarë, jemi pranë marrëveshjes, edhe pse nuk ka ende firma. Gjithçka mund të mbyllet javën e ardhshme”.

Ndërkaq, Globo Esporte në Brazil raportoi para pak ditësh se Barça kishte arritur një marrëveshje për 40 milionë euro me lojtarin, që pritet të shkojë në Spanjë verën e ardhshme. Sipas sitit të njohur brazilian, 60% të shumës do ta marrë Gremio, ndërsa 40% do të ndahet në mënyrë të barabartë mes prindërve të lojtarit dhe agjentit të tij Celso Rigo.

Artur ndiqet prej disa klubesh të rëndësishëm në Europë, si Mançester Junajtid e Çelsi, ndaj do të ishte një goditje e madhe për Barcelonën, edhe pse presidenti i Gremios Romildo Bolzan ka përgënjeshtruar mbylljen e marrëveshjes për shifrat e përfolura dhe ka mohuar arritjen e marrëveshjes. Artur ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh në kontratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online