Merkatoja e kësaj vere duket se do të jetë po aq e nxehtë sa ajo e viteve të fundit, me rekorde pas rekordesh në merkato.
Sot Cadena SER në Spanjë raporton se Barcelona ka nisur punën për të blerë sulmuesin Antuan Grizman dhe nuk mjaftohet më me bisedime me agjentët e lojtarët, sepse tashmë ka hedhur hapin final, duke njoftuar Atletikon se kërkon sulmuesin dhe është gati të paguajë klauzolën.
Në bazë të kontratës, Atletiko është i detyruar ta shesë për 100 milionë euro, nëse Grizman gjen marrëveshjen me klubin që e kërkon.
Barcelona është takuar me agjentin e Grizmanit që në tetor, duke gjetur një marrëveshje verbale, por për të mos prishur harmoninë e lojtarit me klubin dhe tifozët.
Grizman, 27 vjeç, ka shënuar 19 gola në 30 ndeshje kampionati këtë sezon, si dhe 6 gola në kupat e Europës.