Barcelona mbretëron në Madrid dhe shkon +14

Barcelona nuk ka rival në Spanjë dhe nëse nuk e ndal dot as Real Madridi, askush nuk ia del dot më.

Kryesuesit e kampionatit spanjoll triumfuan sot 3-0 në Bernabeu, duke i dhënë një leksion futbolli Realit, i fishkëllyer nga tifozët e vet.

Ekuilibër në pjesën e parë, kur loja nuk ishte e bukur dhe rastet për shënim të pakta, por në pjesën e dytë Luis Suarez shënoi në minutën e 54-t dhe gjithçka mori fund.

10 minuta më vonë Barcelona luajti tenis në zonë, derisa Karvahal shkaktoi 11-metërsh dhe doli me karton të kuq. Mesi shënoi nga pika e bardhë dhe mori fund, ndërsa Vidal në shtesë thelloi shifrat.

Fitore e madhe, Barcelona +9 nga Atletiko dhe +14 nga Reali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online