Barcelona nuk ka qenë shumë aktive në këtë merkato vere, madje ka humbur cilësi, pasi huazoi Paulinjon në Kinë. Katalunasit janë “sulmuar” për Kutinjon dhe Suarezin nga PSG-ja, ndërsa tani ka ardhur momenti për të kundërsulmuar. Tekniku Ernesto Valverde kërkon afrimin e Eden Hazardit nga Çelsi.
Gazeta “Sport” ka hapur faqen e parë me titullin: “Barcelona shkon për Hazard”. Një lëvizje e vështirë, por jo e pamundur. Barça kërkon të shfrytëzojë mungesën e Champions Leagues për londinezët dhe të futet fort për belgun. Kapiteni i Belgjikës po udhëheq kombëtaren e tij në Rusi duke bërë një punë mjaft të mirë.
27-vjeçari mund ta mirëpriste një kalim te skuadra e Barcelonës, pasi të formojë një sulm me Suarezin, Mesin dhe Kutinjon do të ishte fantastike. Barcelona shpreson për lojtarin e Çelsit, ndërsa te Real Madridi mund të kryqëzojnë gishtat për jo.