Ditët e fundit përflitej për një transferim të Alvaro Moratës tek skuadra e Barcelonës. Që prej largimit të Luis Suarez në repartin e sulmit, katalanasve iu mungon një sulmues goli. Spanjolli pëlqehet shumë nga trajneri Xavi, i cili e kërkoi me ngulm.
Megjithatë oferta e Barcelonës është refuzuar nga skuadra e Atletico Madridit, që ka vendosur ta vazhdojë huazimin e tij tek Juventusi. Morata do të qëndrojë tek bardhezinjtë deri në fund të sezonit, më pas do të rikthehet në kryeqytetin e Spanjës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/