Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të majtë që të mund të zëvendësojë Zhordi Albën dhe sipas “Mundo Deportivo” ka një alternativë bindëse për katalanasit. Ai është braziliani Felipe Luis, i cili është pjesë e Atletikos së Madridit.
Këtë verë tentoi PSG ta blinte mbrojtësin e majtë, por spanjollët nuk hoqën dorë nga shërbimet e 33-vjeccarit. Por pas 30 qershorit të vitit 2019 nuk mund të bëjnë më asgjë, pasi Felipe Luis del lojtar i lirë.
Barcelona ndërkohë po vëzhgon edhe argjentinasin Leonardo Balerdi, i cili është aktualisht pjesë e Boka Zhuniors. Por klubi spanjoll e ka të qartë se i duhet një lojtar me përvojë dhe në këtë aspekt Felipe Luis është i avantazhuar. Balerdi është vetëm 19 vjeç dhe me ekipin e parë të Bokës ka luajtur vetëm një ndeshje.