“Barcelona është e shkuara dhe duhet ta harroj”, Manaj flet si lojtar i Watfordit: Do flas në fushë, shpresokntë shënoj për më pak se 12 sekonda

Rei Manaj ka dhënë intervistën e tij të parë si lojtar i Watfordit. Futbollisti shqiptar ka folur për faqen zyrtare të klubit, ku ka tregiar si u arrit transferimi në Angli. Manaj është shprehur se ndihet krenar që ka luajtur më parë për dy klube si Barcelona dhe Interi, po ato i përkasin të shkuarës dhe tashmë i duhet të japë kontributin e tij për të kthyer Watfordin në Premier League.

“Dy javë më parë më telefonoi menaxheri dhe thesht doja të prisja pak më tepër, rreth 20 ditë pas fundit të sezonit, sepse sezoni ishte shumë i gjatë. Kështu që më pas fola me agjentin dhe kisha disa telefonata nga Spanja dhe Italia. Por më pas fola me presidentin Pozzo dhe vendosa t’i bashkohem klubit. Kontrollova për klubin para se të vija këtu. Janë disa emra familjarë, por nuk njoh asnjërin personalisht. Do t’i njoh tani në ditët e para dhe do më duhet t’i njoh edhe në fushë që të punojmë së bashku për objektivin përfundimtar të klubit. Është çdo gjë mirë. Të gjithë më kanë mirëpritur në mënyrë fantastike, si nga shokët e skuadrës, ashtu edhe nga stafi. Drejtuesit më dhanë një pritje të ngrohtë, kështu që jam i lumtur të jem këtu.

Sigurisht që jam shumë krenar që kam veshur dy fanella të klubeve shumë të rëndësishme, por kjo është e shkuara dhe në duhet ta harroj. Duhet të përqendrohem në këtë aventurë, sepse tani vesh fanellën e Watfordit dhe duhet të kthehemi përsëri në Premier League. Menaxheri im luajti një rol shumë të rëndësishëm, sepse më dha këshillën se ku duhet të shkoja, por qartësisht Watfordi është një skuadër e rinovuar. Të gjithë në vendin tim dhe në Itali e njohin Watfordin. Kur i thashë të gjithëve se do të vija këtu më thanë se ishte zgjedhja më e mirë. Kështu që jam shumë i emocionuar që vij këtu. Për sulmuesit na duhet të japim pak kreativitet dhe opsione për të gjithë ekipin, jo vetëm gola dhe asiste. Ne jemi pjesë e gjithë strategjisë së lojës. I pari shqiptar që luan për Watfordin? Jam shumë krenar për këtë fakt, por këto janë gjëra që nuk llogariten tani. Do flas në fushë. Shënova për 12 sekonda golin e parë me Shqipërinë? Shpresoj të shënoj edhe më shpejt”, ka deklaruar  Rei Manaj./ Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *