Barcelona do të nënshkruajë me një yll në merkato, kërkon të kthejë në skuadër…Neymar!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Neymar i kaloi ditët më të mira të karrierës së tij futbollistike në Barcelonë. Ai mbërriti në Camp Nou në vitin 2013 nga Santos dhe qëndroi në Katalonjë për katër vjet. Në verën e vitit 2017, Barça e shiti atë te PSG-ja për 222 milionë euro. Braziliani u pendua për atë transferim, sepse kaloi gjashtë vjet atje ku shpesh u poshtërua nga tifozët e tij.

Është folur shpesh për rikthimin e Neymar në Barcelonë dhe mund të ndodh vërtet në verën e vitit të ardhshëm. “Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një yll në Camp Nou sezonin e ardhshëm. Erling Haaland është një dëshirë e madhe, por Neymar është një tjetër opsion”, shkruan Katalan Sport.

Megjithatë, për shkak të çmimit dhe shifrave që fiton, Haaland është një opsion joreal për Barçën, e cila është e thellë në borxhe, kështu që opsioni i rikthimit të Neymar është më i sigurti për momentin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/