Barça tenton Pjaniç, Juve kërkon paratë për Milinkoviç-Saviç

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Miralem Pjaniç zbarkon në Barcelonë. Jo për të firmosur te Barça, por vetëm kalimthi, sepse ishte në aeroport duke pritur qr të fluturonte për në Ibiza, ku do të kalojë pushimet me familjen. Gjithsesi, e përditshmja katalanase Sport shkruan se mesfushori boshnjak mund të jetë takuar me drejtuesit e Barcelonës, pasi e ka bërë të qartë se dëshiron të transferohet te ekipi Blaugrana.

Po Juventusi? Me 80 milionë, jo më pak, mesfushori është i lirë. Juve e bleu 30 milionë nga Roma dhe do të krijonte një fitim të madh nga shitja e tij, ndërsa gjithë paratë do të përdoreshin për ëndrrën e verës, serbin Sergej Milinkoviç-Saviç.

Mesfushori pas ndeshjes së djeshme kundër Zvicrës u pyet për Juven dhe buzëqeshi: “Për momentin mendoj vetëm për kombëtaren. Më pas të shohim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *