Barça nuk di të fitojë në kampionat, La Liga me kryesues të ri

Barcelona ngec ndaj Valencias në transfertë në barazim 1-1 dhe njëkohësisht humb vendin e parë në kampionat. E katërta ndeshje pa fitore në La Liga, e cila konfirmon momentin jo të mirë te Barça, pavarësisht fitores në mesjavë në Champions.

Ndeshja në “Mestalla” nisi menjëherë me gol, ku pas një goditje nga këndi ishte Ezekiel Garai me me kokë, i cili i dha avantazhin vendasve. Barcelona u mundua të reagonte dhe ia arriti në minutën e 23-të ku i zakonshmi Leo Mesi, pas një kombinimi me Luis Surez, lëshoi një goditje me të majtën thuajse të paarritshme për Neton. Të dyja skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë blaugranat u munduan të arrinin te fitorja, por mbrojtja hermetike e Valencias lejoi shumë pak hapësira. Shifrat mbyllen njësoj si në pjesën e parë, teksa Barça nuk shkon më shumë se ky barazim, që është e katërta ndeshje pa fitore në kampionat për ekipin e Valverdes.


Më herët janë luajtur dhe sfidat e tjera të vlefshme për javën e tetë. Bie në sy fitorja e të gjithë ekipeve vendase, ku Sevilja ndërkohë është ngjitur në vendin e parë tashmë. Fitorja 2-1 ndaj Selta Vigos i jep andaluzianëve kreun e La Ligës me 17 pikë. Atletiko ndërkohë triumfoi ndaj Betis 1-0 me golin e Angel Korreas

Ndërkohë sukses arriti gjithashtu edhe Vajadolid në një duel “mbijetese” me Hueskën. Goli i Alvarez i dha fitoren ekipit vendas të cilët vijojnë me formën e mirë. Espanjol po ashtu mori një fitore me mjaft vlera ndaj Vijareal me suksesin 3-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *