Barcelona shkon në finalen e Kupës së Mbretit, ashtu si pritej, e pesta finale rresht, rekord në Spanjë! Pas fitores 1-0 në vajtje kundër Valencias, edhe sot në Mestalla historia nuk ndryshoi. Triumf 2-0 i katalanasve, me dy gola në pjesën e dytë.
#CopaBarça
??????????
??????????
?????????
??
Into the final!!!
Number 30 in our sights!!!
?? pic.twitter.com/hHEiuBf4Yz— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 8, 2018
Fituesit në fuqi të kupës nuk e patën të lehtë, ndaj një rivali luftarak, por Kutinjo dhe Rakitiç në pjesën e dytë vendosën fatet e sfidës. Humbja e gjashtë rresht për Valencian, në krizë totale tashmë, ndërsa Barcelona mbetet në garë për tripletën e trofeve sezonale.
Ditë e veçantë për Filipe Kutinjon, i cili shënoi golin e parë me klubin e tij të ri. Çudia? Pasimin ia dha Luis Suarez, po ai që i dha pasimin e golit të parë në Angli, me fanellën e Liverpulit, në shkurt 2013 kundër Suonsit!