“Barazimi do të shijonte si fitore sot”! Gazetari analizon ndeshjet e Shqipërisë: Ky është momenti i… Silvinjos

Shqipëria do të ndeshet kundër Çekisë dhe Polonisë në muajin shtator. Këto takime janë të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe do të vendosin shumë për fatin tonë. Në një prononcim për Sport Ekspres, gazetari Fatjon Baze shprehet se ky do të jetë momenti që Silvinjo të dalë në sipërfaqe.

“Tani stafi dhe Federata e kanë bërë të qartë se objektivi i tyre është që në këto dy takime të marrim maksimumin, pra 6- pikë.

Megjithatë mendimi im është që në sfidën e sotme objektivi kryesor është të mos dalim me humbje ku edhe një barazim për ne do të shijonte si një “fitore”.

Sigurisht që stafi dhe lojtaret kanë një harmoni fantastike, kjo vihet re qartë. Gjithçka është e përkryer dhe uroj që kjo të vihet re sot.

Mendoj që të gjithë lojtarët janë në formë, që nga porta me Berishën që në sfidën me Juventusin shkëlqeu, mbrojtja gjithashtu, së bashku me mesfushën dhe sulmin. Të gjithë lojtarët kanë minuta në këmbët e tyre me ekipet ku luajnë, por për mua njeriu kryesor në keto dy takime do të jetë trajneri Silvinjo. Ky është momenti i tij për të treguar vlerat dhe aftësite e tij”, tha Baze. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *