Barazim miqësorja e fundit, Luftëtari shkëlqen në Slloveni

Luftëtari e ka mbyllur me një barazim 1-1 fazën përgatitore në Slloveni, pasi sot u ndesh me Kërshkon e Sllovenisë.

Behar Ramadani shënoi në pjesën e parë, në minutën e 39-të, ndërsa sllovenët barazuan në pjesën e dytë.

Luftëtari e nisi me formacionin që mendohet të debutojë në Europa League, ndërsa më vonë u aktivizuan lojtarët e stolit.

Për Luftëtarin minimale sllovene ka shkuar në mënyrë perfekte, pasi kushtet kanë qenë shumë të mira dhe tre fitore në 4 ndeshje flasin qartë për formën e skuadrës së drejtuar nga trajneri Kostiç.

FORMACIONI TITULLAR: Bukovski, Liçaj, Rafa, Janiçiç, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Ymeraj, Miloslavljev, Shkurtaj, Bregu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *