Barazim e polemika pa fund, Arsenali ndalet në Uest Bromuiç

Fund i hidhur i vitit për Arsenalin, që është ndalur te barazimi 1-1 sot në Uest Bromuiç Albion, në një ndeshje plot polemika. Një ndeshje aspak e bukur, me shumë tension dhe me dy gola në fund.
MekKlin shënoi në portën e vet në minutën e 83-të dhe Arsenali mendoi se siguroi tre pikë të arta, por në minutën e 89-të Majk Din akordoi një 11-metërsh për vendasit, që tërboi “Topçinjtë” me Bejerin e Çeh që nisën një debat të ashpër me arbitrin.

Një barazim i hidhur, që lë Arsenalin në vendin e pestë, tashmë 3 pikë pas Liverpulit, ndërsa të mërkurën do të presë Çelsin.

Uest Bromi braktis vendin e fundit dhe tashmë është tre pikë larg mbijetesës, por të mërkurën luan një finale në Londër ndaj Uest Hemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online