Barazim dramatik në Vlorë, Vllaznia ndalet në shtesë

Flamurtari e Vllaznia janë ndarë në barazim 1-1 në Vlorë, në një ndeshje dramatike, me emocione, gola dhe nerva oa fund, për shkak të rëndësisë së takimit dhe për shkak të një arbitrimi të turpshëm.

Flamurtari kërkonte pikë për të shpresuar te Europa, por ishte shumë pranë humbjes. Vllaznia goditi në kundërsulm me Ribajn pak minuta para fundit, duke respektuar në maksimum planin e trajnerit Gjoka, por në shtesë Flamurtari gjeti barazimin me Seku Kamara.

Ndonëse erdhi në fundin e shtesës, barazimi i Flamurtarit ishte i merituar dhe minimumi, pasi goditi dy herë shtyllën më parë gjatë ndeshjes.

Ndërkaq, dy fjalë për arbitrin Emirjon Sino: nëse shkon në Vlorë dhe jep një penallti aq skandaloze (e priti Nurkoviç kur ndeshja ishte 0-0), do të thotë që ose je i paaftë totalisht, ose ke pasur në plan të japësh një penallti që vetëm ai e pa. E turpshme!

Flamurtari e Vllaznia po luajnë një ndeshje me shumë rëndësi në Vlorë. Sërish arbitrim për turp, sepse pas penalltisë së pa dhënë Lushnjës në Kukës dhe penalltisë qesharake dhënë Kamzës, edhe Flamurtarit iu dha penallti kundër. Ribaj u prek lehtë nga Sidibe, penallti qesharake, por Vucaj nuk shënoi, sepse priti bukur Nurkoviç.

Gjithsesi, Ribaj e gjeti golin në minutën e 84-t, në kundërsulm, duke kapur të papërgatitur prapavijën vlonjate.

Flamurtari – Vllaznia        1-1

Shënues: Kamara 90’+4 / Ribaj 84′

 

Flamurtari: Nurkoviç, Pollozhani, Musta, Siljanovski, Veliu, Sidibe, Useini (Deliaj 74′), Tunkara (Zhufo 67′), Muarem, Nedelkjoviç (Kamara 52′), Bushiç. Trajner: Ardi Behari. Të gatshëm: Sali, Zuka, Hoxhaj, Bici, Deliaj.

Vllaznia: Sherri, Pjeshka, Mersini, Orelesi (Krymi 46′), Çinari, Vucaj, Gocaj, Lika, Malota, Tafili, Ribaj. Trajner: Ernest Gjoka. Të gatshëm: Selimaj, Bardhulla, Gurishta, Pusi.

Kartonë të verdhë: Tunkara 67′ / Tafili 42′

Gjyqtarë: E. Sino, I. Tartari, O. Grabova, K. Cjapi.

Delegat: B. Pregja;  Vëzhgues: M. Allkja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *