Bano: Shthurje totale, koha të largohem

Trajneri i Lushnjes Artan Bano ka dhënë dorëheqjen Live në Supersport, edhe pse zyrtarisht ende jo, duke lënë gjithçka në dorë të klubit. Zhgënjim i madh nga Bano, i cili evidenton mungesën e dëshirës për të luajtur futboll te skuadra e tij.

“Zhgënjim total, i publikut dhe i imi. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, në të dytën u shthurëm tërësisht. Kundërshtari meriton lëvdata, ishte shumë herë më mirë se ne dhe e meritoi fitoren, duke treguar se dëshiron shumë të luajë futboll. Ne nuk bëmë as lojë, është një tronditje e madhe psikologjike, ndaj do të marrë përgjegjësinë që më takon dhe do të bisedoj me drejtuesit, pasi mendoj se do të largohem. Jam i lodhur, aq mundësi kemi me mbështetjen e bashkisë, nuk e meritoj këtë sjellje nga skuadra dhe këto rezultate. Jam shumë i zhgënjyer, skuadra vrapon keq, nuk luan, nuk vepron si duhet në lojë, ndaj ndoshta duhet dikush tjetër për të tentuar kthesën.

“Me sa kam parë sot, ekipi nuk ka dëshirë të vrapojë, që do të thotë se diçka ka. Në një rast të tillë, të paktën për sot, e marr unë tërësisht përgjegjësinë, edhe pse si trajner kam për detyrë të hedh skuadrën në fushë dhe nuk di ç’të bëj më shumë për të shënuar dhe për të mos pësuar gola qesharakë. Është faji im, në këtë moment, ndaj është e kot të vazhdoj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *