Bamirësia e çuditshme, ankand për të takuar Ronaldon!

A dëshironi të takoni Ronaldon personalisht dhe të kaloni pak minuta kokë më kokë me të? E thjeshtë, merrni pjesë në ankandin  hapur nga organizata  ‘CharityStars’, e specializuar në ankande të tilla, me qëllim mbledhjen e fondeve për bamirësi.

Kauza është për t’u duartrokitur, sepse të ardhurat do të shkojnë për ‘Forever dream foundation’, shoqatë që u dhuron eksperienca unike fëmijëve dhe familjeve në kushte të vështira jetese, duke u realizuar ëndrrat nëpërmjet sportit dhe zbavitjes.

Megjithatë, ankandi arrin shifra të frikshme dhe nuk është për ne, “të vdekshmit” normalë.

Sa për ilustrim: ankandi i Ronaldos ka edhe 7 ditë kohë dhe në këtë moment oferta më e lartë është 14,254 euro!

Pra, nëse dëshiron të takosh Ronaldon, bëji gati një shifër më të lartë se kaq, ndoshta shumë më të lartë, llogarit edhe shpenzimet e udhëtimit, fjetjes e ushqimit në Madrid dhe… telefon e bluzë të Realit me vete, për foto e firma!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online