Baloteli rikthehet me bëmat e tij, tani rrezikon të mbyllë sezonin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

 

Mario Baloteli dhe bëmat e tij nuk kanë fund. Italiani u transferua te Marseja në janar dhe po bën mjaft mirë, duke shënuar shtatë gola në 10 ndeshje. Deri këtu gjithçka në rregull, por gjatë ndeshjes së fundit që Marseja humbi me rezultatin 2-0 ndaj Bordosë, 28-vjeçari goditi me brryl në fytyrë mbrojtësin kundërshtar, Pablo Kastro në një duel pa top.

Goditja e Italianit i theu hundën futbollistit të Bordosë dhe ky gjest dyshohet të jetë bërë me dashje. Për këtë, incidenti do të shqyrtohet nga Komisioni i Disiplinës. Në rast se Baloteli shpallet fajtor dënimi është 5-8 ndeshje çka do të sillte mbylljene parakohshme të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *