Ballkani kaloi me sukses provën e parë kundër Shkupit. Përballja e dy ekipeve shqiptare në “play off“ të Ligës së Konferencës përfundoi me fitoren 1-2 të kampionëve të Kosovës. Trajneri i Shkupit “nuk i jep dorën“ Ilir Dajës pas ndeshjes. Në deklaratën e dhënë pas përfundimit të sfidës, Sedloski ka thënë se nuk mund ta përgëzojë një ekip që fiton me dy goditje në portë në mes të Shkupit. Më tej shton se do të provojë të marri fiton në ndeshjen e kthimit në Prishtinë.
“Ndeshje e mirë, skuadra më e mirë nuk fitoi sot. E patë vetë, me kaq shumë raste të pashfrytëzuara, bëmë një hapje të madhe, u futëm shkëlqyeshëm në këtë ndeshje. Pësuam një gol të tillë, unë i paralajmërova lojtarët se si mund të pësojmë të tillë gol. Nuk na shkundi, por në gjysmë orën e fundit e dominuam kundërshtarin.
Nuk mund ta përgëzoj kurrë kundërshtarin, sepse fituan nga dy gjuajtje në portë në mes të Shkupit. Asnjëri nga kundershtaret që kemi pasur deri më tani këtë verë në Europë nuk na ka dominuar, sidomos në Shkup. Është përgjegjësia ime, unë zgjedh lojtarët, unë e vendos lojën dhe nuk mund të fajësoj asgjë.
Le të përmendim se ka edhe nëntëdhjetë minuta. Ashtu si fitoi Ballkani këtu, ne do të mundohemi të fitojmë atje. Nuk duhet të kemi panik, përkundrazi, tani duhet të qetësohemi dhe të luajmë sa më fort”, tha Goce Sedloski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/