Ish-mbrojtësi i Partizanit, Sabri Balla, ka folur për “RTSH Sport” sot, ku është ndalur më shumë te fitimi i titullit kampion nga “Demat e Kuq”, puna e shkëlqyer që ka bërë stafi i klubit dhe përforcimet që ai mendon se i duhen kampionëve të rinj të Shqipërisë për ndeshjet e Europës:
“Këto janë emocione shumë të mëdha. Unë kam qenë pjesëtar i ekipit të Partizanit në vitin 1984-‘85, kam luajtur me një brez të madh lojtarësh. Dua të falënderoj drejtorin sportiv, Olsi Rama, që bëri një punë të shkëlqyer, së bashku me stafin teknik. Partizani është ekip i madh, ka pasur superprodhim lojtarësh, ushtarë: si Sokol Kushta, shkolla sportive.
Ishte nder për mua që në atë kohë të luaja për Partizanin. Partizani ka qenë ekip kombëtar i dytë, pasi të gjithë lojtarët luanin për kombëtaren, duke filluar nga moshat, deri te ekipi A.
Shpresojmë që Partizani të eci përpara dhe në Europë. Unë mendoj se duhet një mesfushor lider në mesfushë dhe një sulmues i fortë qendre. Portierin e kemi shumë mirë, Alban Hoxhën”, u shpreh Balla.