Balaj i gëzohet golit, Ismajli: Ju tregoj kush më ka përkrahur më shumë!

Bekim Balaj foli për “Supersport” pas ndeshjes me Uellsis dhe theksoi se ky sukses ishte shumë i nevojshëm pas humbjes së pësuar me Skocinë në Shkodër.

“E rëndësishme është që shënova dhe morëm një fitore pas një momenti të vështirë. Sot luftuam dhe punuam deri në fund, besuam se mund të fitonim dhe ia arritëm. Emrat e lojtarëve të Uellsit dihen. Ne duhet të shohim ekipin tonë dhe më pas rezultatin”.

“E pamë ndeshjen që luajtën me Danimarkën, e pamë humbjen e tyre dhe duke parë edhe organikën e tyre, e pamë se e vlerësuan ndeshjen dhe donin fitoren. Lojtarët e tyre luajnë në liga të forta dhe them se bëmë një figurë të mirë”.

“Dëshira është për të luajtur, por vendos trajneri. Të mërzit fakti kur nuk luan nga fillimi, por jemi gati që të japim më të mirën gjatë gjithë kohës”.

Ismajli – Mbrojtësi i Hajduk Split bëri një ndeshje të mirë kundër Uellsin dhe për mikrofonat e Supersport tregoi se shokët e skuadrës e kanë mbështetur, sidomos Mavraj.

“Skuadra më ka përkrahur, sidomos kapiteni. Jam i lumtur që e nisa me fitore në ndeshjen e parë si titullar”. 

“Ato që ndodhën me Skocinë i kemi vënë pas dhe kemi menduar për Uellsin dhe ja dolëm”.

“Kosovës i uroj sukses në gjysmëfinale dhe të vijojnë kështu”, përfundoi Ismajli, i cili te Kosova U21 mbante shiritin e kapitenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *