Sonte është luajtur sfida mes Akhmat Groznit dhe Jeniseit në javën e dytë të kampionatit rus. Në fushë kanë zbritur tre shqiptarë, të gjithë në një krah, te skuadra çeçene, ndërsa në anën tjetër, te miqtë, Enis Gavazaj ka qëndruar në stol për 90 minuta, sidomos i kondicionuar nga fakti që Jenisei mbeti me dhjetë futbollistë në minutën e 45-të të pjesës së parë, kur Gasanov u nxorr jashtë nga arbitri.
Sakaq, Bekim Balaj u rikthye titullar, duke luajtur për 72 minuta (më pas, doli për t’I lënë vendin Mbengue), por duke mos gjetur rrugën e rrjetës, ashtu si edhe Odise Roshi, në fushë për 90 minuta. Ndërkohë, edhe Berisha e nisi nga minuta e parë, teksa u zëvendësua në minutën e 78-të për t’I lënë vend Mitrishevit.
Kjo është fitorja e parë këtë sezon për Akhmatin, pas humbjes në javën e parë, ndërsa Jenisei ka dy humbje dhe nuk ka shënuar asnjë gol.