Bakaj asgjë shqetësuese, Shameti në luftë me kohën

Sulmuesi nuk ka asgjë serioze, por shqetësuese është gjendja e Shametit që nuk dihet nëse do ia dalë të rikuperohet në kohë për Skënderbeun

Elis Bakaj la fushën lojës përballë Egnatias pa u mbushur 13 minuta lojë. Sulmuesi kryeqytetas mori një goditje në pjesën e sipërme të legenit. Edhe pse pas ndeshjes e kishte mjaft të vështirë që të lëvizte, kontrollet e djeshme kanë treguar se nuk ka asgjë serioze dhe sulmuesi do të jetë në dispozicion të stafit teknik për super ndeshjen me Skënderbeun. Një lajm i mirë ky, por që ende nuk ka sjellë qetësi në Kukës, pasi Ylli Shameti është në pikëpyetje për ndeshjen e me korçarët. Gjirokastriti u zëvendësua vetëm pas 45 minutash në ndeshjen me Laçin dhe u pa të çalonte pas ndeshjes. Stafi mjekësor dhe lojtari po bëjnë maksimumin që qendërmbrojtësi të jetë gati, megjithatë situata nuk është e mirë. Së bashku me Allën, Shameti formon një dyshe mjaft të fortë dhe mungesa në një ndeshje të madhe si kjo me Skënderbeun, bën që llogaritë të ribëhen nga stafi teknik. Kapiteni Hallaçi dhe portieri Koliçi do të jenë gati për ndeshjen e javës së katërt dhe me shumë gjasa do të jenë së bashku me pjesën tjetër të grupit që sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *