Bajrami u vërshëllye nga tifozët e tij, trajneri: Po të qendrojë me ne do i kthejë në duartrokitje

Nedim Bajrami ishte fare pranë firmës me Fiorentinën, por dëshira e Kuamesë për të qendruar në Firence ndali transferimin. Tifozët e Empolit nuk i kanë pritur mirë lajmet e fundit për largimin e tij dhe e treguan hapur në stadium. Bajrami u vërshëllye mbrëmjen e djeshme nga tifozeria e tij. Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe trajneri i skuadrës toskane. Zaneti është shprehur se nëse Bajrami do të qendrojë te Empoli, atëherë do të ketë mundësinë t’i kthejë vërshëllimat në duartrokitje.

“Nëse vërshëllimat kanë qenë aty, ai do të mund t’i kthejë në duartrokitje nëse qëndron. Për ta menaxhuar këtë duhet të jesh i pjekur dhe unë duhet ta ndihmoj duke e bërë të kalojë këtë moment me minuta të jashtëzakonshme. Nëse Bajrami mbetet do të kemi edhe një blerje. Arrin Marko Pjaca dhe na jep mundësin për një për një, ai është një lojtar që na ngre nivelin”, ka thënë Paolo Zaneti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online