Nedim Bajrami po kthehet dalëngadalë në formën e tij më të mirë, ashtu siç edhe u paraqit sezonin e shkuar me Empolin. Futbollisti shqiptar ka hyrë përsëri nga stoli ditën e sotme, por në minutën e 89 jep një asist që sjell golin e fitores. “Fantazisti” i Empolit ka marrë vlerësimet maksimale në mediat italiane, që e rendisin atë mes më të mirëve për ekipin e tij.
“Calciomercato.com” i vendos Bajramit notën 7 dhe e shpjegon vlerësimin me fjalët: “Ashtu si në Verona hyn me një dëshirë të madhe për të shënuar. Shpejtësia e tij e dërgon mbrojtjen e vllojcëve në krizë. Ai jep asistin për Pinamontin, që vlen tre pikë të rëndësishme”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/