“Bajrami nuk kërkoi asnjëherë shitjen”, drejtori sportiv i Empolit: Fiorentina kërkoi një lojtar që nuk mund të transferohej

Pietro Akardi ka zhvilluar një konferencë për shtyp për të folur mbi merkaton e zhvilluar nga klubi i tij. Drejtori sportiv i Empolit ka sqaruar edhe çështjen Bajrami. Ky i fundit u përfol gjatë për një transferim te Fiorentina, por Akardi tregon se nuk pati negociata të vërteta mes palëve, por vetëm interesime sipërfaqësore.

“Së fundi kishim gjetur marrëveshjen përfundimtare që donim të zyrtarizonim. Megjithatë, në dy ditët e fundit të merkatos së transferimeve, Fiorentina bëri një kërkesë për një lojtar që nuk mund të transferohet për ne (Parisi).

Në 72 orët e fundit të tregut të transferimeve nuk kam dëgjuar askënd nga Fiorentina, do të zbulojmë se çfarë do të ndodhë më pas. Kishte keqardhje, por ne vazhdojmë. Bajrami nuk ka kërkuar asnjëherë shitje, muajt e fundit ka pasur bisedime, asgjë më shumë.

Me Fiorentinën pati një shkëmbim informacioni, por jo negociata të vërteta, në mos një gjysmë kohe shumë sipërfaqësore. Kjo e çorientoi, por djali është i lumtur që ka qëndruar dhe për ne Bajrami është një vlerë e shtuar, një blerje e rëndësishme”, ka deklaruar Pietro Akardi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online