Shqipëria do të përballet ndaj Hungarisë dhe Polonisë në takimet e kualifikueseve të Botërorit. Në prag të këtyre takimeve ishte trajneri Reja në konferencën për shtyp duke komentuar edhe listën e futbollistëve që janë të grumbulluar për këto përballje. Gjithashtu tekniku i Shqipërisë ka komentuar edhe çështjen Xhaka.
“E kam thirrur Xhakën shumë herë, nuk na ka pranuar. Më para ka pasur probleme me dëmtimin, por tani është mirë dhe na ka refuzuar. Më vjen keq për Xhakën, është vendimi i tij nuk mund të vazhdoj që të thërras. Mesa duket është fokusuar më tepër te klubi i tij se te Shqipëria. Është lojtar që mund të jepte kontributin e tij, por nuk dëshiron që të vijë.
Bajrami ka karakteristikat që i duhen Shqipërisë, ne kemi nevojë shumë për të. Por duhet koha për t’u përshtatur dhe jam i bindur se do të na japi një ndihmë të madhe. Shqipëria ka ardhur në rritje, kjo më pëlqen shumë. Në rastin më të keq duhet të fitojmë me Poloninë në këto dy takime”, tha Reja. /Sport Ekspres/