Bajerni zbulon Shabanin, por “fëmijët” e Sitit janë më të fortë

Mançester Siti shkoi nga disavntazhi 2-0 për të mposhtuar Bajernin e Mynihut 3-2 sot në orët e para të mëngjesit me orën tonë, në sfidën e radhës në International Champions Cup. Në Majemi Gardens, në Florida, duhej të ishte një ndeshje spektakolare dhe ashtu ndodhi, por mungesa e shumë yjeve duket se mërziti tifozët, pasi në Hard Rock Stadium nuk ishin as 25 mijë tifozë, në një stadium me kapacitet 67 mijë vende.

Gjithsesi, u luajt një ndeshje e bukur, plot raste e gola. Kampionët e Gjermanisë kryesuan 2-0 që në 24 minutat e para, pasi djaloshi me origjinë shqiptare Meritan Shabani dhe Arjen Roben shënuan në minutat 15 e 24, por para pushimit Bernardo Silva shkurtoi për Sitin.

19-vjeçari Nmeça barazoi në minutën e 51-të dhe Bernardo Silva, i vcili u fut në pjesën e parë në vend të të dëmtuarit Mahrez, siguroi fitoren e kampionëve angleze në minutën e 70-të, me një gjuajtje të saktë.

Një fitore e bukur për Guardiolën, që ka parë në fushë shumë të rinj, të cilët kanë treguar se për të ardhmen mund të gjejnë vend te Siti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *