Bajerni “shpërthen kasafortën”, 100 milionë euro për Dibalën!

Argjentinasi shihet si pasuesi i Robert Levandovskit në sulmin e bavarezëve. “Joya” ndihet më i lumtur në Itali dhe është gati të provojë një eksperiencë të re

Kohë për revolucion tek Bajerni pas eliminimit nga Liga e Kampioneve për të dytin sezon radhazi nga Reali i Madridit. Drejtuesit e Bajernit më në fund duket se kanë nisur të mendojnë seriozisht se pa investime të mëdha nuk do të mund të jenë protagonistë absolutë në Champions. Për ta fituar trofeun e lakmuar duhen lojtarë që vlejnë 100 milionë euro dhe më shumë.

Dhe në Mynih kanë nisur të mendojnë afrimin e yllit të Juventusit, Paulo Dibala. Lajmi është bërë me dije nga gazeta më e madhe sportive në Gjermani “Fussball Bild” në numrin e djeshëm të saj. Sipas kësaj gazete, në Gjermani janë të lodhur me eliminimet nga Champions – herë me të drejtë e herë pa – dhe në ekip duhet gjak i ri. Tek Bajerni nuk mund të vazhdojnë përjetësisht me Frenk Riberi e Arjen Roben, pavarësisht se cilësitë e tyre nuk vihen në diskutim.

Robert Levandovski nga ana tjetër ka “tradhtuar” Bajernin në momentin që skuadra kishte më shumë nevojë për të, në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Ai ka qenë hija e vetvetes në dy përballjet ndaj Realit. dhe ndoshta ai mund të largohet në verë. Ndonëse Rumenige e ka bërë të qartë para takimit ndaj Realit, se Leva do të qëndrojë edhe në sezonin e ardhshëm në Mynih, tashmë asgjë nuk përjashtohet. Destinacioni duket se do të jetë Madridi. Por nuk i dihet. Sakaq, Bajerni po përgatitet për të afruar pasuesin e tij dhe në krye të listës së Uli Hënesit qëndron Pauloo Dibala.

Ylli i Juventusit mund t’i japë lamtumirën bardhezinjve në merkaton e verës. Mediat italiane bëjnë me dije se “Joya” nuk është më i lumtur në Torino dhe po mendon të ndryshojë ambient. Dibala ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga trajneri Alegri, i cili e ka ulur në stol në takimin  fundjavës së kaluar kundër Interit. Alegri në një farë mënyre ka konfirmuar momentin aspak pozitiv të argjentinasit dhe kjo mund të çojë në një ndarje parakohshme të Dibalës me Juventusin. Bajerni është në dijeni të zhvillimeve në Madrid dhe në Mynih duan t’i bëjnë një dhuratë spektakolare trajnerit të ri Niko Kovaç, duke i vënë në dispozicion Paulo Dibalën. Për Joya-n Bajerni ka bërë gati 100 milionë euro.

Lamtumira e mundshme – në fakt zhurma për Paulo Dibalën ka kohë që ka nisur. Të gjithë u kujtohet takimi që ai pati me trajnerin e Atletikos së Madridit, Pablo Simeone në kryeqytetin panjoll fare pak orë nga përballja me Realin e madridit në Champions. Atletiko e Madridit sheh tek Dibala pasuesin ideal të Antuan Grizman, i cili me shumë mundësi do të lërë “colchoneros” dhe transferuar në Barcelonë. Por tashmë që në lojë është futur Bajerni, ngjarjet kanë marrë një rrjedhë krejt tjetër.

Klubi bavarez e sheh Dibalën si pasuesin e Robert Levandovskit, i cili duket gjithnjë e më larg nga Mynihu. Pavarësisht përgënjeshtrimeve të Rumeniges, polaku është i vendosur për t’u larguar nga Bajerni me Realin e Madridit dhe Çelsin në garë për shërbimet e tij. Në këto kushte Bajerni nuk dëshiron të gjendet i papërgatitur dhe është gati të hedhë në tavolinë 100 milionë euro për të. Hapi tjetër i përket Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online