Bajer Leverkuseni u largua me një pikë nga transferta e vështirë kundër Bajernit të Mynihut. Një barazim që ka lënë të kënaqur trajnerin e kampionëve në fuqi të Bundesligës. Çabi Alonso ka deklaruar pas ndeshjes se ndeshja e sotme ishte tejet e vështirë, prandaj duhet t’i gëzohet kësaj pike të fituar.
“Sot ishte e vështirë. Ne gjithashtu morëm një barazim këtu sezonin e shkuar, por sot ishte e vështirë. Ata nuk të japin shumë shanse për të marrë frymë. Duhet të ishim shumë të disiplinuar dhe të sakrifikonim. Jam krenar për skuadrën. Jam i lumtur me pikën”, ka deklaruar Çabi Alonso./Halit Delibashi-Sport Ekspres/