Bajerni i Mynihut është treguar i pamëshirshëm në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. Bavarezët i kanë treguar Dinamos së Zagrebit se çfarë është Champions-i, teksa i kanë mposhtur me shifrat e thella 9-2. Harri Kejni e ka dërguar topin 4 herë në rrjetën e kroatëve, ndër të cilat 3 herë ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë rrugën e rrjetës e kanë gjetur edhe Guerrero, dy herë Olise, Leroi Zane dhe Goretcka.
Në krahun tjetër, Petkoviçi dhe Ogivara ishin autorët e vetëm të golave të Dinamos së Zagrebit. Pjesëmarrës në këtë ndeshje ishte edhe Arbër Hoxha. Anësori shqiptar e nisi ndeshjen nga stoli, për të hyrë në fushë në minutën e 73-të të takimit. Gjithsesi, në atë moment Bajerni kishte hipotekuar fitoren me 7 gola të shënuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/