Bajerni i Mynihut ka nxjerrë 4 lojtarë të ekipit të parë në shitje. Lajmi publikohet nga Sport Bild, që zbulon edhe emrat që do të largohen këtë verë.
Arturo Vidal është i pari i listës, shitja e tij është detyrim mbi të gjitha për problemet e kilianit jashtë fushe, pa harruar moshën.
Tiago Alkantara gjithashtu është në shitje, pasi kërkon të largohet dhe kërkon të shkojë në Spanjë ose Angli.
Bernat është i treti në listë, pasi nuk ka hapësirë në Mynih.
I fundit është Zherom Boateng, i cili me një ofertë të mirë do të lihet i lirë.
Duket se në Mynih ka nisur spastrimi, në një kohë që edhe Robert Levandovski ka kërkuar të largohet.